Poezitë e shkrimtarit maqedonas Stefan Markovski janë paraqitur në antologjinë ndërkombëtare të poezisë “ Hibiskus: Poezi që shërojnë dhe forcojnë” („Hibiscus: Poems that Heal and Empower“), botuar në qytetin Indian të Kalkutës.
Vargjet e titulluara ,,Universet që marrin frymë nga gëzimi” („The Joy-Breathing Universes“), janë pjesë e përmbledhjes së poezisë ,, Gri shkëlqejnë universet” janë përfshirë në antologji me ftesë të poetit me famë indian Kiriti Sengupta. Përkthimi i vargjeve në anglisht është nga autori.
Tema e antologjisë bazohet në përgjigjen e pyetjes ,, a mundet dhe në çfarë mase mund të përcaktohet fuqia shëruese e fjalës poetike në kushte të shëndetit global dhe krizës shpirtërore?”