Sot fillon kolonia e artit “Dren 2021”

од admin_kult

Prej sot,më 19 korrik deri më 25 korrik në Qendrën për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep,do të zhvillohet edicioni i 13-të i kolonisë së artit “Dren 2021”.

Këtë vit në koloninë e artit,e cila zhvillohet me mbështetjen financiare nga Ministria e Kulturës, do të krijojnë vepra 11 artistë nga vendi dhe jashtë.

Frymëzimet e tyre do ti përçojnë në pëlhurë piktorët: Miroslav Zhivkoviq dhe Snezhana Maletin nga Serbia,Marjana Krsteva – Maseti,Marija Stojanoski – Petkoska,Aleksandra Petkova,Buba Solak,Dragan Najdenovski,Novica Trajkovski,Vladimir Temkov dhe Toni Çatleski,ndërsa në metal do të punojnë skulptorët Slobodan Milosheski dhe Marjan Stojanoski.

Nga Qendra për Kulturë e Prilepit,informuan se veprat e krijuara në koloninë e këtij viti,do të jenë të prezantuara në ekspozitën e cila do të zhvillohet në vjeshtë.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе