Në këndin letrar të Tregut të Librave të pranverës,në parkun para Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje,Bullgari,sot më 2 qershor në ora 18:00,shkrimtari maqedonas Sasho Nasev do ta prezantojë romanin e tij “Takime me djallin”.
Sipas botuesve bullgar, “Takime me djallin” është version modern ballkanik i motivit për shitjen e shpirtit të djallit dhe përshtatet me veprën e shquar të “Mjeshtrit dhe Margaritës” nga Bulgakov.
Romani i Sasho Nasev përshtatet me sukses në traditën e realizmit magjik urban.Është i shkruar në mënyrë të lexueshme,me një ndjesi të gjallë të apsurdes dhe të vetë ironisë,ai është i renditur mes veprave me zërin e tij,larg korrit të dhimbshëm të vetëkeqardhjes që përshkruhej në prodhimin letrar të Evropës Lindore gjatë viteve të tranzicionit,theksoi shkrimtari bullgar Alek Popov për romanin e Sasho Nasev.Nasev është një nga dramaturgët dhe scenaristët kryesor maqedonas.Shfaqjet e tija,performohen në skenat e taeatrove tona në vend dhe në botë.Ai është profesor i dramës në Fakultetin e Arteve Dramatike,si dhe drejtor aktual i Qendrës Informative Kulturore të R. së Maqedonisë së Verizt në Sofje.