Në Kinotekën e R. së Maqedonisë së Veriut,nesër në mbrëmje më 2 korrik me fillim në ora 20:30 në skenën verore “Verë e qetë”, me projeksion të koncertit të Vlatko Stefanovskit në sallën e koncerteve në Zagreb “Lisinski”, fillon cikli “Koncerte në Kinotekë me Croatia Records”, të cilat ky institucion i realizon në bashkëpunim me shtëpinë diskografike më të madhe në rajon “Croatia Records”.
Koncerti i Vlatko Stefanovskit,u zhvillua më 17 prill të vitit 2018,kur u promovua albumi i tij “Gjuhë amtare”.Në koncertin e tij performuan edhe “Lubojna”, Hosjak dhe Novosel, si dhe Josipa Lisac.Edicioni,projeksionin e të cilit do ta ndjekin adhuruesit e muzikës përmban 18 këngë dhe zgjat gati dy orë.
Nga Kinoteka,informojnë se në rast nëse bie shi,ngjarja mund të ndjeket brenda në institucion.Ata gjithashtu shtuan se hyrja është 100 denarë.