Në Kumanovë “Karvan veror i librit” dhe promovim i librit nga Frosina Parmakovska

од admin_kult

Në platonë para Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev” në Kumanovë,prej sot (1 korrik) deri të dielën (4 korrik),do të jetë i stacionuar “Karavani veror i librit”.Çdo ditë nga ora 10:00 deri në ora 21:00 ( përpos të premtes, ku do të punojnë deri në ora 16:00),në shtandet e disa shtëpive botuese maqedonase do të ekspozohen botime të produksionit letrar botëror,si dhe vepra të autorëve vendas.

Gjithashtu,sot në ora 20:00,në foajenë e Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev”në Kumanovë do të realizohet prezantim letrar.Gjegjësisht,do të zhvillohet promovim i librit “Në kthim” nga Frosina Parmakovska.Promotor i botimit më të ri nga Parmakovska do të jetë Dushko Krstevski.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе