Koncerti me titull “Një mbrëmje romantike me Xene dhe Elena”,i cili është i planifikuar të zhvillohet këtë muaj,është një nga aktivitetet që do të prezantohet para publikut të Dellçevës,në Institutin Nacional-Qendra për Kulturë “Nikola Jankov Vapcarov”.Në koncert,i cili është një bashkëpunim ndërmjet kompozitorit,aranzhuesit dhe producent të xhazit dhe muzikës së famshme Dejan Georgievski-Xene,dhe solistes vokaliste Elena Trajanovska,do të ekzekutohen përpunimet e kompozimeve të këngëve të përhershme të njohura maqedonase.
Në Programin Vjetor për vitin 2021,nga sfera e veprimtarisë së muzikës skenike,me mjete të siguruara nga Ministria e Kulturës do të realizohen më shumë shfaqje muzikore,ndër të cilat edhe “Koncerti i dyshes së klarinetistëve Gjorevski-Bakrevski;,projekti “Jeto me muzikë” i operistit të njohur,tenorit Vlatko Gruevski i cili do të performojë në shoqërim të pianistit Andrej Naunov; konceri i kuartetit të harqeve “Viva strings” i cili përbëhet nga artistë të shquar,të cilët nga viti 2011 rregullisht performojnë në skenat e koncerteve vendase.Në periudhën e verës në skenë të hapur do të zhvilloj koncert grupa “Brasset” nga Shkupi,të cilët do të paraqesin muzikë të njohur,duke përfshirë vepra filmike dhe klasikë.Në gjysmën e dytë të vitit,në varësi të situatës me pandeminë,do të realizohet projekti “Ballkani këndon dhe vallëzon”i cili do të paraqesë përmbajtje kulturore nga vendi dhe rajoni.
Qendra për Kulturë në Dellçevë këtë vit,do të kremtojë 1145 vite nga Kryengritja e Razlloveçit,dhe në kuadër të kremtimit do të prezantohet një program i larmishëm kulturorë-artistik.Mbajtja e traditës folklorike edhe këtë vit do të vazhdojë përmes festivalit “Takimet folklotike në Gollaçko”,përmes të cilave tradicionalisht nën qiellin e hapur festohet folklori,ndërsa me zhvillimin e “Panairit të zanateve të vjetra dhe artizanateve”do të jenë të paraqitura disa zanate të vjetra përfshirë edhe gdhendjen në dru.
Tradita do të mirëmbahet edhe përmes shfaqjeve në kuadër të programit të grupit femror të këngëtareve “Gjurgja”,si dhe përmes grupit folklorik “Vapcarov”,në të cilin marrin pjesë rreth 100 antarë aktiv,kryesisht të rinj,të cilët afinitetet dhe aftësitë e tyre kreative i shfaqin në veprimtarinë e vallëzimit dhe muzikës.Në sferën e veprimtarisë të dramës,në Qershor Qendra për Kulturë Dellçevo do të realizojë shfaqjen premierë të shfaqes “E vërtetë apo gënjeshtër” nga autorja Mariana Stoimenovska.
Me rastin e Ditës Botërore të personave me aftësi të kufizuara (3 Dhjetor) në Qendrën Kulturore Dellçevë do të mbahet një punëtori artistike për femijët me nevoja të veçanta,ndërsa do të vazhdojë të punojë Studio e artit dhe ateljesë “Belogaski”e cila u hap vitin e kaluar.Viti do të përfundoj me projektin “Valët e Vapcarevit” në nder të mbrojtësit të Institucionit Kombëtar,mbrenda të cilit do të organizohen disa lexime letrare që do të jenë të lidhura me kremtimin e ngjarjeve historike të njohura nga e kaluara jonë.
Në Qendrën për Kulturë në Dellçevë janë të parapara edhe disa investime,ndër të cilat edhe furnizimin e disa tajfunëve për ngrohje të sallës së kinemasë,me çka do të zgjedhet plotësisht problemi i ngrohjes në institucion,dhe do të sigurohet pajisje teknike përmes furnizimit të kompjuterëve.Me rëndësi të veçantë për Institucionin është realizimi i projketit për sanim të konstrukcionit të kulmit të Shtëpisë Përkujtimore të Kryengritjes së Razlloveçit,e cila do të mbrohet nga ndikimet e jashtme atmosferike.