Përfunduan gërmimet arkeologjike në lokalitetin Vrbjanska Çuka afër Slavej në Pelagonija , na njoftoi Qendra për Hulumtime Parahistorike, e cila për herë të pestë së bashku Institutin dhe Muzeun- Prilep dhe Institutin e kulturës së sllavishtes së vjetër, si me ma shumë institucione evropiane punon në këtë lokalitet. Qëllimi është të studiojmë kulturën materiale, arkitekturën, ekonominë, ritualet dhe mjedisin natyror karakteristikë të neolitit, antika e vonshme dhe mesjetës.
Gërmimet e këtij viti u përqendruan në format rituale karakteristike të varrimeve mesjetare, si dhe fazat e mëvonshme arkitektonike brenda vendbanimit neolitik.
Qendra njoftoi se të dhënat themelore të marra për fazat e ndryshme të funksionimit e këtij lokaliteti do të publikohen në disa revista shkencore maqedonase dhe botërore. Një artikull u botua së fundmi në revistën e njohur “Antikviti” nga Kembrixh, dhe një artikull i gjerë është në fazën e shtypjes në revistën prestigjioze gjermane “Prehistorishte cajtshrift”. Në këto punime përmblidhen gjetjet nga studimi shumë vjeçar studimi multidisiplinar i Vrbjanska Çuka, i cili, siç thuhet nga Qendra për Kërkime Parahistorike, paraqet dhe pohon shumë këtë lokalitet në nivelin ndërkombëtar.