Përfundoi rregullimi i lokalitetit paleontologjik “Stamer” në Delçevë

од admin_kult

 Përfundoi projekti për rregullim të lokalitetit paleontologjik “Stamer” në Delçevë,i cili filloi me zbulimin e mbetjeve të një varri masiv të kafshëve parahistorike nga ana e Muzeut të Shkencave Natyrore të Maqedonisë.

Lokaliteti ka rëndësi të veçantë për shkak të gjetjes së bririt gjigant të gjirafës,i cili është një lloj i ri,që flet për shkëmbimin e kafshëve ndërmjet Evropës Jugore,Azisë Jugore dhe Afrikës.Në mes të faunës së gjetur në zonën e Stamerit,paleontologët i përmendin rinocerotin,gjirafën,kalin me tre gishta,mastodonin,gjedhin,hienën dhe derrin.

Në kuadër të projektit për rregullim të këtij objekti përfaqësues,janë të vendosura tabela informative,ndërtim të një vëzhguesi,shenja kah lokaliteti,është rregulluar shteg për këmbësorë,ndërsa është planifikuar vendosja e skulpturave nga elementet e skeletit të gjirafës.

Në territorin e Maqedonisë së Veriut,deri më tani janë të regjistruara rreth pesëmbëdhjetë lokalitete,tek të cilat janë gjetur mbetje nga lloje të kafshëve që në të kaluarën gjeologjike kanë egzistuat në zonën e vendit tonë.

Përpos,rregullimit të lokalitetit “Stamer”,i cili është shpallur si një dukuri e rrallë natyrore,në teritorrin e Dellçevës,tabelat informative janë të vendosura edhe në profilin gjeologjik “Zvegor” dhe në “shpellën Kiseliçka”,të cilat gjithashtu janë të shpallura si dukuri të rralla natyrore.

Projekti është në kuadër të “Programit për ruajtjen e natyrës në R. e Maqedonisë së Veriut- faza e 2-të”, të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim e koordinuar nga Farhem,Shkup me mbështetje të Organizatës zvicerane Helvetas Swiss Intercooperation,në të cilën është e kyçur edhe Shoqata Ekologjike e Maqedononisë (MED).

Me rregullime të tilla afirmative edhe në tjera lokalitete,realizatorët e aktiviteteve,janë në pritje të bëhet popullarizim më i madh i pasurisë natyrore të Maqedonisë së Veriut,dhe zhvillim më të madh të ekoturizmit.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе