Në Qendrën për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep,nesër më 11 qershor në ora 20:00, mysafir do të jetë Opera dhe Baleti Nacional,të cilët do ta interpretojnë shfaqjen e baletit “Bolero” dhe të zhvilloj një koncert operistik.
Për shkak të respektimit të protokolleve për mbrojtje nga korona virusi,numri i vendeve në sallën e madhe është i kufizuar.Pjesëmarrja e Operës dhe Baletit Nacional (OBN) është në kuadër të Programit për punë të Qendrës për Kulturë “Marko Cepenkov” për vitin 2021,e mbështetur nga Ministria e Kulturës.