Instituti dhe Muzeu-Manastir promovon 10 video të reja në gjuhën e shenjave nga ekspozita e përhershme e atij institucioni kombëtar. Bëhet fjalë për një projekt me titull “Ne në Muze”, i mbështetur nga Ministria e Kulturës. Dhjetë videot e reja në gjuhë të shenjave kanë rëndësie të madhe, konstatuan nxënësit dhe profesorët nga Instituti për Rehabilitimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara të dëgjimit “Koço Racin” – Manastir,defektolog nga Kumanova dhe Shkupi, si dhe persona me aftësi të kufizuara të dëgjimit nga Manastiri të cilët ishin pjesëmarës në promovimin e projektit të udhëhequr nga Dr. Irena Ruzin. Në video materialet interpretues i gjuhës së shenjave është Katerina Sharkoska, dhe transmetuese është Silvana Petrova Nasuh.