Ministrja Stefoska: Vetëm të gjithë bashkë do të arrijmë ta ngrisim në këmbë Biblilotekën  Nacionale Universitare „Shën Kliment Ohridski “

од admin_kult

– Biblioteka Nacionale Universitare bart emër të madh, ndaj të cilit duhet të jemi krenarë dhe mirënjohës – „Shën Kliment  Ohridski “. Ajo është edhe njëra ndër institucionet e para të themeluara me vendim të ASNOM në vitin 1944. Moskujdesja, dekada me radhë ndaj këtij thesari, flet për të gjithë ne. I ftojmë mediumet, bashkë me to edhe opinionin, jo për të gjetur pretekst për fotografinë e keqe atje, por t’i lusim për mbështetje në procesin e ringjalljes së hapësirës e cila e ruan pasurinë tonë nacionale, dhe është pjesë e së kaluarës sonë studentore – deklaroi ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, gjatë vizitës së punës sot në Bibilotekën Universitare „Shën Kliment Ohridski“ në prani të gazetarëve. 

E shoqëruar nga drejtoresha e re udhëheqëse detyre, Jelisaveta Kostadinova, ministrja Stefoska informoi se para disa javësh Biblioteka Universitare. „Shën Kliment Ohridski “ ka ekip të ri të punonjësve, që pa dashurinë e tyre të madhe profesionale dhe kujdesin, siç theksoi ajo, ndoshta gjendja do të ishte edhe shumë më e keqe.

– Ata e meritojnë përkrahjen tonë dhe atë përkrahje do ta kenë- tha Stefoska.

Në deklaratën për gazetarët, ministrja e Kulturës informoi se është formuar grup special i punës për konstatimin e gjendjes në  Bibliotekën Universitare nga të gjitha aspektet, i cili është duke përgatitur plan për revitalizimin e Bibliotekës.

– Arkitektë dhe inxhinierë të ndërtimit tashmë kanë bërë përllogaritjet e projektit për sanim të çatisë dhe, meqenëse gjithçka është në rregull me projektin, ai hyn në program për vitin e ardhshëm. Është duke u llogaritur mesatarja e punës normativo-finansiare e Bibliotekës „Shën Kliment ohridski “ – tha Stefoska. Ajo shtoi se po fillon procesi për proklamim të materialit bibliotekar  për trashëgimi kulturore në rrezik,  statusi i cili do të mundësojë intervenime të shpejta për ruajtjen e saj në mënyrë adekuate, si dhe kyçjen e kuadrit profesional, në pajisjen dhe pasurimin e fondit përmbajtësor të bibliotekës. 

– Procesi i kthimit të dinjitetit të këtij objekti reprezentativ me përmbajtje të çmuar filloi. Dua të vë në pah se Biblioteka nuk është vetëm çatia dhe, nuk janë vetëm karriket e reja. Biblioteka „Shën Kliment Ohridski “është shumë më tepër.  Biblioteka është emocion – tha Stefoska dhe i ftoi të gjitha kompanitë përgjegjëse shoqërore dhe individë që të kyçen, të jenë pjesë e asaj gjenerate që e kanë revitalizuar Bibliotekën Nacionale Universitare.

Nuk do të jemi të parët në botë të cilët, në këtë mënyrë i kanë ndihmuar  bibliotekat e tyre universitare. Tashmë jemi në bisedime me donatarë të caktuar sepse, kjo është punë e madhe dhe vetëm të gjithë bashkë do të arrijmë ta ngrisim në këmbë Bibliotekën Nacionale Universitare „Shën Kliment Ohridski “ – deklaroi ministrja e Kulturës.

Gjatë shetitjes nëpër objket, ekipet e gazetarëve, të udhëhequr nga drejtoresha  në detyrë, Kostadinova, patën mundësinë që ta shohin gjendjen në leximoret, depon, Qendrën për digjitalizimin, për çfarë u potencua nevoja nga kuadër më i madh profesional dhe pajisjeve bashkëkohore.

Kostadinova para gazetarëve ftoi në vetëdijësim për domethënien e paçmueshme të këtij  objekti dhe tregoi për impozitetin  dhe shkëlqimin e tij të gjatë shumëvjeçar, i cili, siç tha,  me siguri  u zverdh në „dhëmbin e kohës“, por për asnjë çast nuk ka rreshtur vlera e tij në shtet. Kostadinova apeloi për mbështetje nga opinioni përgjegjës shoqëror, veçanërisht nevojën për pjesën e sanimit të leximoreve të posaçme, të cilat, dikur kanë shërbyer për punë shkencore – hulumtuese, dhe modernizmin dhe kompjuterizimin e tyre.

Ajo informoi se përveç që është pastruar oborri i Bibliotekës, është bërë edhe pastrami i brendshëm dhe i jashtëm, ndërsa tha se, është i patjetërsueshëm shërbimi i rojeve. Kostadinova përmendi arkivat e gazetës „Nova Makedonija“ dhe përpjekjet që të digjitalizohen për përdorim më të lehtë të këtij materiali të çmuar gazetaresk.

Kostadinova,  gjithashtu informoi se mënjehërë pas përfundimit të zgjedhjeve,  do të fillohet me realizmin e projektit për sanimin në njërën nga leximoret, për çka janë miratuar mjete për këtë vit, dhe paralamëroi sanimin e çatisë për vitin e ardhshëm. 

Në suaza të vizitës së Bibliotekës, gazetarët ishin edhe pjesë e inçizimeve të filmit të Teona Mitevska – „Njeriut më të lumtur në botë “ – koprodoksion i përzier ndërkombëtar, i cili inçizohet në Bibliotekën Nacionale Universitare „Shën Kliment Ohridski “. Producentja, Llabina Mitevska,  në fjalën e saj të shkurtë për gazetarët, theksoi rëndësinë e këtij objekti, në të cilin ato si produksion, tashmë kanë investuar mjete për sanimin e njërës nga leximoret, dhe ftoi, të gjithë sëbashku të kontribuojmë për kthimin e dinjitetit, shkëlqimit dhe jetës së Bibliotekës Nacionale Universitare.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе