Në Muzeun e Artit Bashkëkohor sot,më 7 maj me fillim nga ora 10:30 deri në ora 12:00,ligjerata do të mbajë artisti dhe profesori Jovan Shumovski.
Ligjerata,e cila është pjesë e përmbajtjes së programit të Seksionit për edukimi të muzeut,është e paraparë për studentë të Akademisë së Artit Figurativ dhe Historisë së Artit,artistë të rinj,por gjithashtu është e hapur edhe për publikun më të gjërë.
Ekapozita e madhe retrospektive e Jovan Shumovskit me titull ”Uji / Muri”,e cila ende është e hapur në muze,është shkak që ai të flasë për veprat dhe bagazhin e tij artistik profesional.
Jovan Shumovski është një nga artistët maqedonas më të rëndësishëm dhe më me ndikim,praktika artistike katër dekadëshe e të cilit është e definuar nga një interes i vazhdueshëm për hulumtim dhe shqyrtim kritik në fushën e shprehjes artistike.Shumkovski ka realizuar mbi njëzet ekspozita vetanake në vendin ton dhe në botë.Në vitin 1995,ai e përfaqësoi Maqedoninë në Bienalen e njohur në Sao Paolo në Brazil,ndërsa në vitin 2001 në Bienalen e Venecias.Ka qenë pjesmarrës i shumë ekspozitave grupore dhe i projekteve të rëndësishme ndërkombëtare.Shumkovski që nga viti 2002,është profesor i regullt në Fakultetin e Artit Figurativ.