Filharmonia do të shënojë përvjetorin e vdekjes së revolucionerit maqedonas Goce Delçev,me një koncert i cili do të zhvillohet të Enjten më 6 Maj.Programi do të përfshijë vepra nga: Grid,Hendl,Moskanji,Mozart,Sibelius,Vanger,Ofenhab dhe Bize,ndërsa si solistë do të performojnë Ilina Mitrevska dhe Desislava Todorova.
Koncerti do të jetë nën dirigjim të Hristo Hristov nga Bullgaria,i cili deri më tani ka marrë pjesë në katër shfaqje me Orkestrën e Filharmonisë,herën e fundit para dy viteve ka marrë pjesë për të njejtën ngjarje.
Hristov ka diplomuar në Akademinë Kombëtare Bullgare të Muzikës dhe ka marrë studime shtesë për dirigjim orkestral tek prof.Karl Osterajher (Austri),prof.Kurt Zanderling (Gjermani) dhe prof. Ilija Musin (Rusi).Është laureat i konkurseve ndërkombëtare për dirigjentë: “Jehudi Menuhin”-viti 1989, “Pranvera e Pragës”-viti 1990, “Igor Stravinski”-viti 1991.