Koncert humanitar nga “Tanec” dhe “Lado” mbrëmjen e sotme në “Verën e Ohrit”

од admin_kult

Tanec dhe Lado nën yje” është titulli i koncertit të kësaj mbrëmjeje,nga Ansamblet Popullore Nacionale të Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë,i cili do të zhvillohet këtë mbrëmje më 28 korrik me fillim në ora 22:00 në skenën e Teatrit Antik në Ohër.Koncerti është me karakter human dhe zhvillohet në Off programin e “Verës së Ohrit”,ndërsa mjetet nga shitja e biletave do të dhurohen për shëndetsinë.

“Tanec” është Ansambli i parë popullor profesional në R. e Maqedonisë së Veriut,i cili është formua në vitin 1945,me qëllim të mbledhjes dhe kultivimit të këngëve dhe valleve tradicionale maqedonase,kostumeve dhe instrumenteve popullore,dhe përmes shprehjes së duhur artistike,të vë dhe të paraqetë në skenë atë çfarë është më e vlefshme nga thesari i pasur i popullit maqedonas.

Ansambli Kroat për këngë dhe valle popullore “Lado”,është Ansambël popullor profesional nacional i themeluar në vitin 1949,me detyrë dhe qëllim për të eksploruar,mbledhur,në mënyrë artistike për ti përpunuar dhe paraqitur në skenë shembujt më të bukur të traditës më të pasur të muzikës dhe vallëzimit kroat.

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе