Hulumtime sistematike arkeologjike,mirëmbajtje aktuale dhe konservim i gjetjeve të luajtshme nga lokaliteti Skupi

од admin_kult

Nga data 5 Maj,fillojnë aktivitetet lidhur me mirëmbajtjen aktuale dhe hulumtimeve sistematike arkeologjike në dy lokacione të lokalitetit Skupi,

një nga vendgjetjet më të mëdha dhe më të vlefshme arkeologjike nga periudha romake dhe antike të vonë tek ne.Gjithashtu do të fillojë mbrojtja/konservimi i drejpërdrejtë dhe i menjëhershëm i disa prej gjetjeve të luajtshme arkeologjike nga lokaliteti Skupi.Këto projekte janë të parapara në Programin vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në sferën e veprimtarisë së muzeut dhe mbrojtjen e trashëgimisë së paluajtshem të Ministrisë së Kulturë,ndërsa do ti realizojnë ekipe të ekspertëve të Muzeut të Qytetit të Shkupit.

Nën drejtim të Dr. Marina Onçevska – Todorovska,arkeologe dhe kurator këshilltare, do të realizohet projekti: Skupi –një kompleks i madh termik dhe një bazilikë e madhe ehershme krishtere me shesh brenda saj (Skupi kompleks termik dhe bazilikë me shesh brenda saj),projekt i cili parasheh hulumtim arkeologjik të bërthamës qëndrore të qytetit,në një hapësirë nga një lagje e qytetit në të cilin janë të vendosura dy objekte të mëdha-Terma e perandorisë romake dhe bazilika e hershme krishtere me shesh brenda saj.

Gjithashtu nën udhëheqjen e Lençe Jovanova,arkeologe dhe kurator këshilltare,do të realizohet projekti: Skupi kompleksi Vila e qytetit (Villa urbana) dhe Bazilika me një pagëzimore,projket i cili parasheh gërmime sistematike arkeologjike të stratigrafisë kulturore të dy ndërtimeve nga zona qendrore e qytetit të kolonisë romake Skupi.Vila e qytetit e cila ekzistonte nga periudha perandorake deri në periudhën antike të vonshme dhe Bazilika e hershme krishtere me pagëzimoren daton nga shekulli i VI.

Ekipet e ekspertëve të Muzeut të Qytetit të Shkupit gjithashtu do të kryejnë aktivitete në lidhje me konservimin e materialeve të shumta arkeologjike të luajtshme,të zbuluara në vitet e mëparshme në disa lokacione të lokalitetit Skupi.Përpos kësaj,do të ndërmerren aktivitete për mirmbajtjen aktuale dhe sezonale të lokalitetit,duke hequr barin dhe bimësine e egër,aktivitete të cilat për shkak të natyrës së projektit zhvillohen gjatë tërë vitit.

Të gjitha këto aktivitete (projekte) realizohen në një pjesë të zonës së mbrojtur të lokalitetit,përkatësisht në pjesën me marrëdhënie të rregulluara juridike-pronësore,pjesë e cila është në posedim të Muzeut të Qytetit të Shkupit ( i ashtuquajturi Parku Arkeologjik Skupi).Projektet do të realizohen në periudhën nga 5 Maji deri më 30 Dhjetor të këtij viti.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе