Hapje e ekspozitës “19” nga Hristina Zafirovska

од admin_kult

Në hapësirën e Qendrës për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep,sot në ora 13:00 do të hapet ekspozita “19” nga Hristina Zafirovska.

Përmes ciklit të saj më të ri i përbërë prej 19 veprave,autorja në mënyrë apstrakte dhe piktureske na e tregon të vërtetën dhe të padukshmen me sy të lirë,i nxitur nga ndryshimet e rrjedhës së jetës të shkaktuara nga pandemia.

Hristina Zafirovska,ka diplomuar në Fakultetin e Arteve pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”në Shkup.Nga viti 2009 është anëtare e Shoqatës së Artistëve te Artit Figurativ të Maqedonisë.Ajo është një nga themelueset e grupit të artit dhe hapësirës së artit “Art I.N.S.T.I.T.U.T.”, në Shkup,i themeluar në vitin 2009,dhe gjithashtu është një ndër themelueset dhe anëtare e grupit të artit “MOMI”,e cila në vitin 2012 filloi me realizimin aktiv të projekteve në të gjithë vendin dhe në Ballkan.

Zafirovska punon në fushat e pikturës,dizajnit grafik,mozaikut,pikturës në mur,instalimit,skenografisë,vizatimit,fotografisë dhe videos.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе