“Sad’hana” titullohet ekspozita vetanake e artistit të ri strugan Milko Nestoroski,e cila sot më 2 Prill do të jetë e hapur në Galerinë e Arteve në Qendrën për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep.
Artisti Nestoroski në Galerinë e Arteve do ta paraqes vizualizimin e pyetjes për natyrën e artit dhe instiktin e saj krijues.
Nestorovski ka lindur më 1994 në Strugë,ka diplomuar për pikturë me një skenografi module pranë Fakultetit të Arteve të Bukura në Shkup,në klasën e prof.M-r.Blagoj Manevski.Gjatë kohës së studimeve dhe pas tyre ka qenë pjesmarrës në disa ekspozita grupore,konkurse,punëtori,projekte dhe performime në vendlindjen e tij në Strugë dhe në Shkup.Ai është organizator i kolonisë së parë “Tresh-art” në Maqedoni,e realizuar në kuadër të Festivalit për procesim të kulturës “DrimON”.
Milko Nestoroski është nominuar për çmimin prestigjioz Global për art,e cila do të ndahet më 5 Qershor të këtij viti në Tokio,Japoni.