Ekspozita e Kolektivit ,,Zero” në Bullgari

од admin_kult

,,Nga 0 deri ∞“ është titulli i ekspozitës të Kolektivit ,,Zero” e cila mbrëmë u hap në ,, Uan galeri” (One Gallery) në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Ekspozita shfaqë një vazhdim artistik të ekspozitave të mëparshme të Kolektivit ,,Zero” në pikëpamjet individuale të artistëve formojnë një tërësi kolektive, në të cilat vihet re loja e ndërsjellët e artit, estetikës dhe politikës. Në ekspozitë me veprat e tyre marrin pjesë Aleksandar Stankoski, Perica Georgiev-Pepsi, Bedi Ibrahimi, Miodrag Desovski, Sinisha Cvetkoski, Zoran Janevski, Stefan Shashkov, Goranço Gjorgjoevski, Sasho Jovçevski, Zllatko Trajkovski-Hinki (1960-2017), Lina Damjan dhe Viktor Janevski.

Prezantohen vepra individuale të artistëve, por edhe punime të përbashkëta-fotografi mbi të cilat janë bërë ndërhyrje në pikturë ose në formë dixhitale-nga periudha e hershme e grupit.

Ekspozita është në organizim të Qendrës për industri kreative-NEBO nga Suvodol, Demiri Hisar, dhe realizohet me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës. Ekspozita do të jetë hapur deri më 10 janar të viti 2020.

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе