Edicioni online i ,, Ditëve të letërsisë maqedonase për fëmijë 2020”

од admin_kult

Në Qendrën Kulturore-Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, për sot (10 dhjetor) ishte e planifikuar të mbahet ngjarja përfundimtare e projektit ,,Ditët e letërsisë maqedonase për fëmijë 2020”, por për shkak të situatës  në botë lidhur me pandeminë e Kovid-19, ngjarja do të realizohet online me video regjistrime nga aktivitetet e projektit.

Për atë qëllim, sot në ora 18:30 në ,,Zum” do të kyçen të gjithë pjesëmarrësit e projektit, njëkohësisht fjalë do të kenë edhe drejtori i QIK të RMV në Sofje, Sashko Nasev, dhe redaktorja e programit të projektit, mr. Eli Makazllieva. Për aspektet letrare dhe pedagogjike për fëmijë do të diskutojnë prof.dr. Kristina Nikollovska dhe prof. dr. Aneta Barakoska.

Libri për fëmijë-libri me figura ,,Aventurat e breshkës Teo”, e zgjedhur në konkursin për ,,Ditët e letërsisë maqedonase për fëmijë 2020”, do të promovohet nga Lila Arsova, anëtare e komisionit të jurisë. Në ngjarjen do të marrin fjalë autori dhe ilustruesi i librit me figura, plaketat, mirënjohjet, falënderimet do të ndahen në mënyrë virtuele, kurse për diskutim do të paraqiten edhe pjesëmarrësit tjerë të projektit, autor të videove dhe prezantimeve, si pjesë e aktiviteteve të projektit.

Përmes ,,Ditëve të letërsisë maqedonase për fëmijë 2020” afirmohet veprimtaria e literaturës vendase dhe kontribuon në pasurimin e shkëmbimit kulturor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Për atë qëllim në ngjarjen përfundimtare do të kyçen  edhe përfaqësues të shtëpisë botuese ,,Iskustva” nga Sofja, me të cilën vitin e kaluar, vitin 2019 u nënshkrua një memorandium për bashkëpunim reciprok, i cili do të flasë për rezultatet e bashkëpunimit midis dy shtëpive botuese dhe shkurtimisht do të paraqitet klipi nga titujt e përkthyer në maqedonisht dhe bullgarisht.

Me regjistrimet video online, gjatë ditës së njëjtë dot të prezantohet literaturë për fëmijë dhe pjesë nga edicionet e botimit në vitin e fundit. Të gjithë pjesëmarrësve do t’u dërgohen në mënyrë plotësuese materialet e përgatitura për këtë projekt.

Projekti është iniciuar nga shtëpia botuese, EDUKA MAK” nga Shkupi dhe mbështet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Video regjistrimet nga projekti mund ti ndiqni në kanalin Youtube në „ЕДУКА МАК“: https://www.youtube.com/channel/UCrqPnG3Ttueo8AZiRl5clQg?fbclid=IwAR3OPktnq-lEeLbbcgmLpqbmzcMLWRvxCyzOWkDDqgqEMD1k_rFw1JuXiqg.

 

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе