Muzeu i Qytetit të Shkupit sot në Galerinë Bellogaski do të hap ekspozitën ,,Shkupi para 8 mileniumeve-4: Zejtar dhe fermer nga Cerje-Govrlevo. Kjo është e fundit prej katër ekspozitave të planifikuara lidhur me lokalitetin neolit Cerje-Govrlevo, në të cilën u prezantuan arritjet e larta në kulturën materiale të njeriut neolit tetë dhe shtatë mijëvjeçarë më parë.
Në dallim me tre ekspozitat e mëparshme në të cilat u ekspozuan arritjet e komuniteteve nga lokaliteti në arkitekturë dhe pasuri të paluajtshme, në prodhimin e enëve të ndryshme qeramike si dhe modele qeramike autentike dhe modele të ndryshme të shtëpive, altar dhe figurinave, në këtë ekspozitë të fundit, do të paraqitet kultura materiale në lidhje me ekonominë, një pjesë e simboleve ekonomike si dhe objekte qëllimi i të cilave nuk dihet, të gjitha të përpunuara ndryshe: gurë, qeramika, kocka të kafshëve, guaskë, dhëmb e tje, njoftojnë nga Muzeu i Qytetit të Shkupit.
E dhe këtë vit ashtu si ekspozitat e mëparshme, do të prezantohet një edicion lidhur me të, i cili përfshinë tekste nga disa autor të përgatitur për këtë rast.