Në sallën e ekspozitave të Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev” në Kumanov është duke u zhvilluar ekspozita e fotografive artistike “Salloni i majit 2021”.Në ekspozitë organizator i së cilës është Foto Klubi i Kinemasë “Kozjak” nga Kumanova,janë të ekspozuara 21 vepra,të punuara nga anëtarët e klubit.
Kjo ekspozitë ka për qëllim të prezentojë dhe të plotësojë ndjesinë estetike për fotografinë artistike,të cilën klubi ynë e ndërton tashmë gjysmë shekulli.Veprat e ekspozuara janë një tregues i seriozitetit dhe përkushtimit me të cilën ne kemi qasje në këtë art dhe janë një provë tjetër e justifikimit të renomesë ndërkombëtare që ka “Foto Klubi i Kinemasë”, theksojnë organizatorët e ekspozitës.Ngjarja është nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Kumanovës,ndërsa ekspozita në mënyrë tradicionale mbështetet nga Teknika Popullore,Instituti Nacional Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” dhe Foto Shoqata e Maqedonisë.Ekspozita do të jetë e hapur deri më 24 qershor.