Për shkak të pandemis sëkoronavirusit, edicioni i 41-të i Festivalit Ndërkombëtar të Kamerave të Filmit “Vëllezërit Manaki” këtë vit nuk do të mbahet në formën e tij tradicionale, por do të shënohet një ditë, më 19 shtator në Manastir.
Kryetari i Shoqatës së Punëtorëve të Filmit të Maqedonisë (SHPFM) IgorIvanov – Izi në një pres -konferencë informoi se gjatë marrjes së vendimitjanë marrë parasysh përvojat nga festivalet evropiane dhe botërore, në konsultim me anëtarët, dhe pas një seri takimesh në internet dhe monitorimit të situatës.
Ky ishte një vendim i vështirë. Nuk ishte e lehtë për ta sjellë. Askush nuk është i lumtur me të. Por, besojmë se kemi marrë vendimin e duhur dhe se koha do të tregojë, tha Ivanov – Izi. Ai theksoi se punonjësit e filmit ose SHPFM besojnë se kryesisht shteti duhet të shpenzojë para për produksionin e filmit dhe në këto kushte është më e rëndësishme të xhirohet sesa të jepet para për një festival online.
Drejtoresha e festivalit, GenaTeodosievska, tha se nuk ishte e lumtur kur dëgjoi vendimin e Këshillit drejtues dhe të Ansamblesë së SHPFM, por shtoi se ata do ta respektojnë atë deri në fund.
Ngjarja kryesore do të mbahet më 19 shtator në Manastir dhe do të zgjasë më pak se një orë. Do të marrë fjalë përfaqësuesi i festivalit, Kryetari StevoPendarovski, kryetarja e Manastirit NatashaPetrovska, gjithashtu fjalë do të marrin drejtori i festivalit GenaTeodosievska, kryetari i SHPFMIgorIvanov – Izi. Me një video mesazh do të drejtohet fituesi i çmimit më të lartë të festivalit dhe kryetari i ri i IMAGO, Ostrum, i pranishëm në këtë ngjarje pritet të jetë edhe fituesi i ,, Ylli i madh ”i SHPFM.
Regjisori dhe skenaristi Stole Popov është fitues i çmimit ,,Ylli i madh i filmit maqedonas ” për vitin 2020, kurse fitues të çmimit ,, Kamera e artë 300 “ për vepër jetësore ose opus të jetës është kinematografi polak-amerikan JanushZigmundKaminski.