Dokumentacioni i arkivit i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë,i cili është me vlerë të qëndrueshme,i është dorëzuar departamentit të Ohrit të Arkivit Shtetëror.Fotografi,dokumente,audio dhe video incizimet e kasetave dhe mikrofilmat,dorëshkrimet nga një numër i shumtë i poetëve nga e gjithë bota,do të jenë të arkivuara dhe të ruajtura mirë për gjeneratat e ardhshme si pjesë e historisë në vend.Në 54 kutia të arkivit gjenden dokumente me vlerë nga viti 1963 deri më 1990,materiale të cilat do të jenë në dispozicion të profesionistëve shkencorë për hulumtime.