Në Institutin për studime Sllave dhe Filologji Baltike në Budapest të Hungarisë,mbrëmë u zhvillua promovimi i përmbledhjes “Për gjuhën maqedonase” nga Blazhe Koneski.
Ky botim i rëndësishëm,me të cilim u shënua 100 vjetori i lindjes së Blazhe Koneskit,u botua në edicionin prestigjioz të “Opera Alavica Budapestinensia (Linguae slavicea)” në Katedrën e Sllavistikës pranë Universitetit ELTE.
Libri paraqet përzgjedhje të teksteve shkencore të Koneskit që i referohen gjuhës maqedonase dhe standardizimit të saj,ku është shtuar dhe artikulli “Disa fjalë për gjuhën lertare maqedonase” nga Krste Petkov Misirkov dhe është ilustruar me fotografi përkatëse,Përzhgjedhjen e teksteve e bëri Zlatko Panzov,lektor i gjuhës maqedonase në Universitetin ELTE në Budapest,ndërsa përkthimi në gjuhën hungareze është bërë nga Anamarija Cinge – Panzova.
Përmbledhjen e promovoi prof. dr. Zvonko Taneski,maqedonist i shquar i cili punon në Universitetin “Komenius” në Bratislavë.
Iniciatorë për realizimin e këtij projekti janë Lektorati i gjuhës maqedonase në Budapest,Instituti për studime Sllave dhe Filologji Baltike në Budapest, dhe Shoqata e Hungarezëve të Maqedonisë – TELEDOM nga Shkupi,ndërsa botimi u realizua me mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.