Filmi me gjatësi të plotë “Gjyshi dhe nipi” nga regjisori Ilija Piperovski,është shpallur si filmi më i mirë i huaj në festivalin prestigjioz “Independet Film Awards” në Londër.
Festivali i pavarur i filmit në Londër është një nga festivalet më me renome,i cili mbahet çdo vit dhe ka mbi një mijë paraqitje për filma nga më shumë se 50 vende të botës.Në të ndahen mirënjohje për filma dhe skenare në mbi 20 kategori,përfshirë filma me gjatësi të plotë dhe ato të shkurtër,dokumentare,filma studentësh,animacione,reklama televizive,video muzikore dhe gara për scenaristë.
Filmi “Gjyshi dhe nipi” deri më tani ka fiuar gjashtë çmime në festivale në të gjithë botën,duke përfshirë çmimin regjia më e mirë në “The Buddha International Film Festival”,dhe për film më të mirë në “Festivalin Internacional të Filmit” në Paris,ndërsa dy çmime i fitoi dhe drejtori i fotografisë Patru Paunesku.
Në film marrin pjesë:Salaetin Bilal,Dejan Liliq,Daniela Ivanovska,Goran Stojanoski,Blagoj Veselinov dhe të tjerë.Producent është Ognen Antov nga shtëpia e produksionit “Drim faktori” në bashkëpunim me “Pandoras Box Production” dhe “Elien film” nga Rumunia.Filmi financiarisht është i mbështetur nga Agjencioni i filmit.