Në Galerinë e Arteve në Qendrën për Kulturë “Marko Cepenkov” në Prilep,sot (19 nëntor) në ora 19:00 do të hapet ekspozita “Suzan” nga artistja Ivana Mojsovska.
Nga Qendra për Kulturë e Prilepit, informojnë se ekspozita është e frymëzuar nga një performancë vallëzimi tashmë e realizuar në bashkëpunim me koreografen Adrijana Dançevska,e cila është subjekt i këtyre veprave.
Suzan është karakter imagjinar që na e përcjell gjendjen shpirtërore ekstreme të një gruaje të re që lufton me emocionet dhe nxitjet e saj. Duke i analizuar performancat e vallëzimit dhe duke u fokusuar në performancën si proces nga i cili lind një veprim,përpiqem të ngrij atë moment të gjallë dhe intensiv të zhvillimit të vetë aktit artistik – thotë artistja Ivana Mojsovska.