Pas një pauze prej pesë vitesh, lokaliteti arkeologjik dhe historik Muzeu “Terakota” – Vinicë i realizoi hulumtimet arkeologjike në lokalitetin “Kokolov rid” në fshatin Viniçka Krshla.
Udhëheqës i hulumtimit ishte kuratorja e lartë arkeologe Juliana Ivanova, ndërsa ekipi i ekspertëve përfshinte punonjës të Muzeut, si dhe bashkëpuntorë të jashtëm për dokumentim dhe konsultim ekspertësh.
“Kokolov rid” përsëri ishte në qendër të interesit të Muzeut, për shkak se ende ofron informacione që do të ishin të rëndësishme për plotësimin e imazhit të plotë të kronologjisë dhe karakterit të gjetjeve arkeologjike që është nekropoli dhe vend i shenjtë – informojnë nga Muzeu “Terakota”.Gjithashtu shtojnë se hulumtimet e bëra gjatë këtij viti kanë nxjerrë në pah momente të reja për periudhën e bronzit të hershëm ( gjysma e dytë e mijëvjeqarit të III p.e.s) nga parahistoria dhe zbulime të reja nga periudha e shekullit të IV- periudha romake.
Rezultatet e hulumtimeve të derimëtanishme arkeologjike dhe konservatore janë paraqitur në simpoziume në vend, në Serbi dhe në Bullgari, dhe janë botuar si punime shkencore në këto vende dhe në Portugali – theksuan nga Muzeu dhe paralajmrojnë se në periudhën e ardhshme do të vijojë përpunimi i materialit dhe konservim parandalues e një pjese të objekteve të qeramikës dhe të metalit.
Këto hulumtime arkeologjike janë realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.