Ministrja e Kulturës Irena Stefoska, sot realizoi takimin e parë të punës me kryetarin e Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, dedikuar mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit.
Ministrja Stefoska dhe kryetari i Pecakov riafirmuan përcaktimin strategjik të vendit për ruajtjen e statusit të UNESCO-s.Ministrja Stefoska theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror dhe komunikimit të mirë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.Në takim Stefoska dhe Pecakov u pajtuan që aktivitetet për përmbushjen e rekomandimeve dhe vendimeve të UNESCO-s të vazhdojnë.