Në Manastir,mbrëmjen e sotme do të fillojë edicioni i 4 i festivalit “Xhaz faktorët”,program i cili do të interpretohet në Teatrin e Manastirit dhe në bar kafenë “Porta xhaz”.Hapjen e festivalit do ta bëjnë Vasil Haxhimanov,Martin Gjakonovski dhe Aleksandar Sekulovski.
“Këtë vit dominon edicioni akustik i festivalit dhe përqëndrimi është në pianon akustike”,njoftoi në prag të hapjes së djeshme organizatori i festivalit,profesor Sasho Popovski.
Në festivalin në Manastir,do të performojnë emra të shquar të xhaz skenës në rajon dhe në botë,dhe janë të parapara 4 premiera të 4 albumeve.
Programi do të vazhdojë nesër në mbrëmje,me performancë të Pegja Milutinoviq dhe kuintetit “Drumbooty”,ndërsa në natën e tretë do të interpretojnë “Human touch” dhe “Filip Dinev trio”.Në kuadër të programit do të zhvillohet konferencë hibride,në të cilën do të flasin Vinko Mihajloviq drejtor i xhaz festivalit në Petrovac; Dragan Vlajniq drejtor i xhaz festivalit në Kikinda; Ema Popivoda pianiste dhe drejtoreshë e festivalit “Modoars:,Bojan Stefkovski drejtor i festivalit “Jazz Fortnigh”,Arlet Hovinga xhaz prespromotore dhe drejtor i medias në thatjazzgirl.me; Simon Peterman drejtor i muzikës dhe radio prezantues; Robi Jamnik drejtor i festivalit “Xhaz Ravne”.Për publikun në Manastir do të organizohet ekspozitë,autore e së cilës është fotografia Tatjana Rantasha,ndërsa në “Porta xhaz” me DJ setin e tij do të prezantohet Jordan Nikolov.Festivali është i mbështetur nga: Komuna e Manastirit,Ministria e Kulturës dhe IN Teatri Popullor Manastir.