Aktivitete në terren të bazilikës së hershme krishtere në “Shën Erazmo”

од admin_kult

Nga Enti për Mbrojtje të Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut Ohër,informojnë se janë në përfundim aktivitetet në terren të bazilikës së hershme krishtere në “Shën Erzmo”.Mbetjet e arkitekturës së ndërtesës dhe dyshemetë e mozaikut që kanë zbukuruar prezbiterinë,naosin dhe narteksin e bazilikës,u zbuluan për herë të parë pas gati 50 viteve,me çka u mundësuan kushte për kryerjen e hulumtimeve  konservative dhe për përgaditjen e dokumentacionit të detajuar.Aktivitetet në terren u koordinuan nga Anita Taneska,ndërsa konservatorët Vanço Dimoski dhe Nikola Patçev nga IN Enti dhe Muzeu i Ohrit, e zbatuan aksionin delikat për hapjen e mozaikëve.

Pas pastrimit të plotë të ndërtesës,u krye një regjistrim fotogrametrik i gjeoreferencuar,nga ana e dr.Hristijan Taleski nga Instituti për kulturë të vjetër sllave në Prilep.

Nga Enti dhe Muzeu i Ohrit,shtojnë se nga regjistrimet fotogrametrike do të bëhet një model 3D i objektit,i cili do të jetë në dispozicion për publikun më të gjërë përmes platformave të internetit,dhe të njëjtat regjistrime do të shërbejnë edhe për përgaditjen e projekteve për konservim të arkitekturës dhe mozaikëve.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе