Selia e Qendrës informative-kulturore e Federatës Ruse në Sofje,në Republikën e Bullgarisë,”Shtëpia ruse” nga data 18 deri më 26 Mars në faqen zyrtare të fejsbukut (https://www.facebook.com/RKIC.Sofia) organizon “Maratonën online të Letërsisë” kushtuar ditës botërore të poezisë.
Në “Maratonën onlinë të poezisë” janë të ftuar edhe poetët nga Republika e Maqedonisë së Veriut,të cilët do të kenë mundësinë të lexojnë këngët e tyre,ose këngë të preferuara në gjuhën amëtare ose në gjuhën ruse.
Në vitin 1999 UNESCO e shpalli datën 21 Mars si dita e poezisë botërore me qëllim promovimin e larmishëm të gjuhëve ndërmjet vetshprehjes poetike.
Nga “Shtëpia Ruse” potencojnë se poezia i bashkon njerëzit nga të gjitha kontinentet,ndërsa ky maraton i letërsisë është një arsye për ti nderuar poetët,të rilindin traditat gojore të leximit poetik,dhe të ndihmohet në afrimin ndërmjet poezisë dhe arteve të tjera si teatri,vallëzimi,muzika dhe pikturimi.