Teatri i Ohrit,mbrëmjen e sotme me fillim në ora 20:00,në sallën e vogël pranë Qendrës për Kulturë në Ohër,do të shfaq premierën e shfaqjes “Fantazma” nga Dejan Dukovski,në regji të Sasho Milenkovski.
Në shfaqje luajnë aktorët: Goran Stojanoski,Jovica Mihajlovski,Verica Nedeska,Strezo Stamatovski,Biljana Bilaloviq Veljanoska,Andrijana Bilaloviq Todoroska,Elizabeta Stefanovska,Pavel Maslov,Filip Kiprovski dhe Mitko Serafimoski.Skenografia dhe kostumografia janë të Vladimir Simonoskit,ndërsa koreografe e shfaqjes është Tatjana Uzunoska Treneska.
Repriza e shfaqjes është caktuar për nesër,të dielën më 03.10.2021 me fillim në ora 20:00.
Shfaqja do të luhet në përputhje me protokollet shëndetësore,me një numër të kufizuar të publikut.