Stefoska në “Çernodrinski”: Terapia më e mirë për njerëzimin është arti

од admin_kult

Teatri gjithmon është gjallë.Ndër shekuj rradhazi ka gjetur mënyra magjike për të dal nga çdo situatë.Pas periudhës së kalur,plot tundime dhe sfida deri më tani të panjohura,ne jemi këtu së bashku sonte.Të ndryshuar,por jemi përsëri bashkë,tha ministrja e Kulturës Irena Stefoska,në hapjen e festivalit të 55-të jubilar të teatrit “Vojdan Çernodrinski” në Prilep.

Sipas Stefoskës,edhe pse maskat tani janë në publikë,rolet nuk janë të ndërruara,sepse dëshira dhe nevoja që të kultivohet fryma,të përjetohet realiteti përmes artit,sërisht e lëvizin botën,dhe terapia më e mirë për njerëzimin është pikërisht arti.

Dhe përderisa fotografia e parë e teatrit që nga kohërat e lashta janë dy maskat – Talia dhe Melpomena – maskat tani janë në mesin e publikut,por rolet nuk janë të ndërruara.Dëshira dhe nevoja që të kultivohet shpirti,të përjetohet realiteti përmes artit,sërisht e lëvizin botën.

Me eksitim dhe pasion të veçantë,rihapja e teatrove rikthen identitetin e qyteteve,pulsin e njerëzimit.Këmbëngulja,pasioni dhe dashuria juaj në këto kohëra në të cilat jetojmë,janë fitues në ruajtjen e një shpirti të shëndetshëm dhe forcës së përbashkët.”Çernodrinski” në hapjen e tij na caktoi “Terminin tim”.Ndoshta nuk është rastësi.Terapia më e mirë për njerëzimin është pikërisht arti,tha Stefoska.

Në hapjen solemne të festivalit “Vojdan Çernodrinski” iu dorëzuan shpërblimet laureatëve të këtij viti,Boris Çorevski,Emil Ruben dhe Krste S. Xhidrov.

Në hapjen e festivalit u interpretua shfaqja “Termini im” nga Teatri Kombëtar Maqedonas.Përndryshe në kuadër të festivalit i cili do të zgjasë deri më 8 tetor,do të shfaqen 13 shfaqje të teatrove profesionale nga vendi.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе