Fillon edicioni 14 i ,,Skupi Festival”
Në Kurshumli Han në Çarshinë e Shkupit sot fillon edicioni i 14 i ,,Skupi Festival”, Festivali mbaron me 22 shtator.
Siç na njoftuan organizatorët, festivali ofron takime të rëndësishme me shfaqe nga vendet e huaja, që sot ofron pikëpamje në teatrin inovativ të etur për rrezik dhe mendim progresiv. Programi i festivalit përbëhet nga shfaqje ku tendencat e reja në teatër nuk janë vetëm qëllim artistike, po zhvillohen edhe së bashku me mendimin kritik për çështje sfiduese sociale dhe politike. Të gjitha shfaqjet janë nga ora 20:00.
Në programin oficial, teatro profesionale, të pavarur dhe alternative, kanë mundësinë në mënyrë të barabartë të garojnë, siç është teatri Migjeni nga Shkodra, Shqipëri me shfaqen “Kutia e zezë”, Teatri popullorë serb ,,Çrregullime gramatikore” nga Sarajeva , Bosna dhe Hercegovina na vjen “ E gjithë dashuria ime“Teatri Ushtarak në Sarajevë”, nga Teatri Nacional i Kosovës ,,Zgjimi i pranverës”, Spam Studio nga Sofja, Bullgari me shfaqjen ,, Pula” , Teatri Mërgimtari nga Zagrebi, Kroacia me shfaqjen ,, Lopata e artë” dhe në fund shfaqja ,, Një pjesë nga koleksioni” nga Teatri Vagabondi nga Sofja, Bullgari.
Festivali ka karakter garues, dhe për këtë edicion do të obligohen aktoret Amernis Nokshiqi Jovanovska, Natasha Popllavska dhe Evis Halili.
FNT ,, Skupi” Festival” realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Qytetit të Shkupit,Kurshumli Han Çarshia e Shkupit.