Kinemaja udhëtuese e “Makedoks” këtë vit ka ndryshuar formatin e saj dhe zhvillohet në katër fundjava të muajve qershor,korrik dhe shtator.Deri më tani,projeksionet janë zhvilluar në Kratovë,fshati Shlegovo edhe në Shtip,ndërsa destinacionet e ardhshme të Kinemasë të 12-të udhëtuese janë Koçani (9 korrik) dhe fshati Orizari (10 korrik).Projeksionet do të fillojnë në ora 21:00,të cilat janë falas dhe do të zhvillohen në ambient të hapur.
Kinemaja udhëtuese e “Makedoks 2021” mbështetet nga Agjencia e Filimit,Qendra për zhvillimin e rajonit të planifikimit lindor dhe nga komunat aty ku ka qenë mysafire (Kratovë,Koçani,Shtip dhe Vinicë).