Qendra për Kulturë “Aco Gjorçev” në Negotinë,me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës,gjatë vitit 2021 do të realizojë disa projekte nga veprimtari të ndryshme kulturore,ndërsa planifikon edhe të ftojë artist të pavarur nga veprimtaria muzikore dhe skenike,projektet e të cilëve janë të miratuara nga Ministria e Kulturës.
Në veprimtarinë folklorike dhe të artit – skenik deri në fund të vitit 2021 është e paraparë një adaptimi skenik i valleve dhe këngës nga Blatija e Shkupit,me kostume nga kjo krahinë etnik.Janë të miratuara mjete për aktivitetet e Shoqërisë Kulturore Artistike “Jane Sandanski” e cila vepron në këtë Institucion kombëtar,ndërsa anëtarët e kësaj shoqërie,në përputhje me protokollet shëndetësore në fund të vitit do ta zhvillojnë “Koncertin vjetor” tradicional.
Në vitin 2021 në Qendrën për Kulturë në Negotinë do të realizohen këto aktivitetet vijuese:në qershor,do të organizohet festivali tradicional i xhazit “Jazz 1440”, ndërsa para publikut të këtij qyteti do të zhvillohet koncerti i xhazit “Mbrëmje me Klod Boling” dhe ngjarja më e vjetër muzikore tradicionale “Best Voice”.
Janë paraparë mjete për marrjen e fotografive nga koloni të artit dhe ekspozita të artistëve të pavarur,të cilat do të ekspozohen në këtë institucion kombëtar.Gjithashtu do të organizohen edhe ekspozita të fotografisë nga Foto-video klubi “Aco Gjorçev”,i cili vepron në kuadër të Qendrës për Kulturë në Negotinë.
Gjatë muajit dhjetor do të luhet shfaqja teatrale “Banesa e përbashkët”e interpertuar nga anëtarët e Teatrit Amator në Qendrën për Kulturë.
Nga fusha e investimeve,këtë vit janë të miratuara mjete për furnizimin e pajisjeve kompjuterike dhe mirëmbajtje të vazhdueshme të pajisjeve kundër zjarit.
Në kuadër të Programit vjetor për punë të Qendrës për Kulturë,zhvillohen lexime të shumta letrare me rastin e: ”Ditës Botërore të Librit”,“Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare”,”Ditës Botërore të Poezisë” në bashkëpunim me shkollat fillore dhe shkollës së mesme komunale në Negotinë.