,,Rini, fat dhe ardhmëri” është titulluar koncerti i Filarmonisë i cili do të mbahet të enjten (ora 20). Dirigjent është mjeshtri Jeruham Sharovski (Izrael), si soliste do të interpretojë violonçelistja nga Izraeli Daniele Akta. Programi përfshin Koncertin emocionues në violonçelo dhe Orkestrës nga Robert Shuman dhe Simfoninë numër 3 nga Feliks Mendelson. Gjatë kohës së karrierës së tij, mjeshtri Jeruham Sharovski ka dirigjuar mbi 50 orkestra në më shumë se 20 vende të ndryshme, duke i përfshirë një seri koncertesh me mjeshtrin Lorin Mazell, duke dirigjuar me Filarmoninë në Gjermani dhe me Orkestrën Simfonik Eurosalimz së bashku me radio-orkestrën Bavareze kushtuar qytetit të Jeruzalemit.
Daniele Akta si soliste ka interpretuar në skenat më prestigjioze botërore-,,Karanegi hol”, salla e koncertit ,, Çajkovski”, ,,barbikan”, Qendra Linkoln” etj.
Kjo violonçeliste e jashtëzakonshme u rendit në mesin e dhjetë interpretuesve më të mirë në vitin 2016 nga “Dajli Gazeta”. Si përfituese e një burse nga Fondacioni Kulturor Amerikano-Izraelit, ajo interpretoi në ngjarjen gala me rastin e 75 vjetorit të fondacionit të organizuar nga Isak Perlman në Qendrën Linkoln në Nju Jork.