Në sallën e koncertit të Qendrës për Kulturë – Dibër u mbajt festivali i këngëve argëtuese për fëmijë në gjuhën maqedonase “ Radika fest”. Ky festival këtë vit e kishte edicionin e 11-të, u interpretuan 11 kompozime të autorëve nga Dibra, Mavrova-Radostush, Strugë, Ohër dhe qytete tjera. Festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës si projekt të interesit nacional për vitin 2020. Ngjarja u realizua me respektimin e protokolleve shëndetësore, me numër të kufizuar të vizitorëve.