Mesazhi i zonjës Odre Azule, Drejtor Gjeneral i UNESKO-s me rastin e Ditës botërore të librit dhe të drejtave të autorit 23 prill 2020

од admin_kult
Në kohë pasigurie, njerëzit gjithnjë drejtohen kah libri, për të ikur sado pak, nga izolimi dhe shqetësimet e mundshme.
Ç’është e vërteta, librat kanë një fuqi të pazëvendësueshme për të na argëtuar, por, njëkohësisht edhe për të na mësuar se si të ikim nga vetja, të takohemi me ndonjë shkrimat apo shkrimtare, me ndonjë  kulturë, t’i dhurojmë vetes kohë, të depërtojmë thellë në veten tonë. Në këtë mënyrë, librat, faqe për faqe, trasojnë rrugë intime në trurin e njeriut, në çdo kohë dhe gjithandej. Çka është kjo nëse jo liri!
Dhe, pikërisht për këtë magji të librit kemi aq shumë nevojë në këtë periudhë kur ndërgjegjësohemi fuqishëm për peshën e letërsisë dhe të artave përgjithësisht.
Me respektin që e shprehim ndaj librit, ne gjithashtu i madhërojmë edhe shkrimtarët dhe shkrimtaret që na i japin ato vepra nga jeta e tyre, atë botën e tyre, dritaret nga e hedhim shikimin përtej botës sonë. Dhe, jo rastësisht festa e librit ndodhë pikërisht më 23 prill, dita kur ka vdekur Uiliam Shekspiri, Miguel de Servantes, De la Vega, të cilët tash e katër shekuj e ushqejnë imagjinatën tonë.
Përmes tyre, kemi nderuar edhe të gjitha profesionet e tjera që lidhen me librin, me botimin, me shtypin, si dhe me përkthimin, të cilët e ndihmojnë zgjërimin e trashëgimisë sonë kulturo-letrare dhe që ndihmojnë në kreativitete të reja me qëllim që të gjenden hapësira për shprehje dhe këmbim ideshë.
Këta profesione duhet të njihen dhe të vlerësohen. Për më tepër në këtë periudhë të KOVID-19 i cili po përhapet me hapa galopante duke u bërë një kërcënim serioz për ekonominë dhe kulturën.
Për këtë shkak UNESKO është duke e valorizon punën e botuesve, falë Shoqatës Ndërkombëtare të institucioneve dhe asociacioneve bibliotekare – IFLA si dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Botuesve.
Për t’u arritur plotësisht fuqia e leximit dhe, për të siguruar secili nga ne strehë, ëndërr të bukur, njohuri e mendime të shëndetshme, gjithësesi që duhet të sigurojmë qasje deri te librat. Këtu qëndron arsyeja se pse në 23 Prillin e sivjemë Kuala Lumpuri u shpall Kryeqytet Boteror i Librit, mbi të gjitha edhe për shkak të vendimit për t’i shpallur luftë analfabetizmin përmes përfshirjes së librit.
Në këtë periudhë angazhimi ynë i përbashkët lidhur me leximin është po aq shumë i vlefshëm sa edhe vetë leximi.
Në Ditën botërore të librit dhe të të drejtave të autorit, i ftojmë të gjitha gratë dhe burrat që t’i shfletojnë faqet e librave me qëllim që të gjejnë ajrin e pastër për të tashmen dhe për të ardhshmen.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе