Ministrja Stefoska në Strugë: Le të shtohen vitet e netëve poetike strugane

од admin_kult

Me ndezjen tradicionale të zgjarrit të festivalit, në prani të një numri të madh poetësh nga vendi dhe bota, si dhe përfaqëues të Qeverisë dhe adhurues të fjalës së shkruar, mbrëmë në Strugë filloi edicioni i 60-të jubilar i „Netëve të poezisë strugane“.

Në hapjen solemne të pranishmëve ju drejtua ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, e cila i përshëndeti ato me anë të një akrostiku të shkruar nga poezia „T’ga za jug “(Malli për Jugun) nga Konstatin Milladinov.

T-Struga e qetë për herë të 60-të i hapi krahët e saj për të gjithë botën

G-Mikëpritëse është Struga jonë. Në atë të mirëseardhur jemi të gjithë.

A-Ndërsa dhe Drini sot i pushoi ujërat e tij që t’i dëgjoj vargjet,

Z-Që të vaditemi me fjalë në këtë kohë pa fjalë.

A-Ndërska këtu ishte edhe Blazhe Koneski,  dhe Desanka Maksimoviq, dhe Voznesenski, dhe Odeni, dhe Dizdar, dhe Ginzbergu, dhe Gilviku, dhe Padroni, dhe Hjuz, dhe  ….. shkuan, mbetën fjalët e tyre dhe faqe të zbrazëta për poetë të tjerë

J-Ngjala nis  udhëtimin e saj dasmor duke kaluar mespërmes qytetit.

U-Ngushëllim nga rrugë e gjatë është e vogla e saj. Do të kthehet dhe ajo ashtu siç kthehet poeti në

G– Qytetin e Milladinovcëve.  Secilin vit, në të nëjtën kohë.

Kjo përshendetje në formë akrostiku, ua kushtoj juve, poetë të respektuar. Le të shtohen vargjet tuaja! Le të shtohen vitet e mbrëmjeve poetike të Strugës! –tha Ministrja Stefoska.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Jovan Strezovski – poet, tregimtar, romansier dhe drejtor shumëvjeçar i këtij manifestimi poetik me renome, i cili në fjalën e tij e drejtoi nga historiku i festivalit, në krijimin e tij, në vijimësi e rritje.

– Blazhe Koneski ynë i madh, ku këtë vit ia kushtojmë 100 vjetorit të lindjes së tij, kur në vitin 1981  ishte fitues i „Kurorës së Artë“ dhe kur duhej të bëjmë përzgjedhjen e poezisë së tij, na dërgoi një përzgjedhje të shkurtër me mjaft rigozitet. Kur iu paraqitëm se libri do të jetë i vogël dhe do të humbas në raftet mes librave të trashë të fituesve të tjerë, na tha se „për poezinë nuk është me rëndësi se sa i madh është libri, por  poezia të jetë e mirë “ – tha Strezovski.

Në mbrëmjen solemne, me video speciale të pranishmëve ju drejtua edhe laureatja e sivjetshme, poetesha britaneze Kerol En Dafi, e cila e paralamëroi prezencën e saj fizike në edicionin e radhës për vitin 2022.

Para hapjes zyrtare, u prezantua ekspozita e cila ishte segment i 60-vjetorit të këtij festivali të shquar tradicional, ndërsa u mbajt dhe leximi poetik ndërkombëtar „Meridiane poetike”, në të cilin, segmente nga krijimtaria e vet paraqitën poetët të cilët janë mysafirë të këtij edicioni.

„Mbrëmjet strugane të poezisë “, të cilat do të zgjasin deri më 30 gusht, sivjet mbahen nën moton „Vargje madhështore, dëshmi lartësish “ me çka u potencua rëndësia e Parkut të poezisë dhe simbolika e mbjelljes së fidanëve nga ana e laureatëve për çdo vit, si akt me të cilin shënohet  vijimësia në rritje e këtij festivali.

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе