Teatri Popullor Maqedonas vazhdon të fitojë çmime në rajon

од admin_kult

Teatri Popullor Maqedonas fitoi katër çmime në festivalin e teatrit “Zhivi Fest” në Bosnjë dhe Hercegovinë,për shfaqjen “Nuk do të jetë fundi i botës” nga autori Adnan Lugoniq,në regji të Nina Nikoliq.Me vendim unanim të jurisë e përbërë nga: Vlado Kerosheviq – aktor,Liljana Cekiq – aktore,dhe Almir Bashoviq – dramaturg,shfaqja fitoi çmimet: çmimi special për regji iu dha Nina Nikoliq,çmimin për aktore më të mirë e fitoi Darja Rizova,çmimin për aktorë më të mirë e fitoi Sasha Hanxhiq ndërsa çmimin special për aktrim e fitoi Xhana Xhaniq.

“Nuk do të jetë fundi i botës” premierën e parë e kishte më 18 shtator në Teatrin e Luftës Sarajevë – (SARTR) në Sarajevë,ndërsa premiera në Shkup në Teatrin Popullor Maqedonas pritet të mbahet në fundi të nëntorit.Shfaqja është në produksion të “Produksion Peripetija” nga Shkupi në koproduksion me Teatrin Popullor Maqedonas dhe Teatrin e Luftës në Sarajevë (SARTR).

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе