Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, dje vizitoi kompleksin përkujtimor – Mogilën e pamposhtur në Prilep. Kjo është vizita e saj e parë nga vizitat e paralajmëruara  në terren të monumenteve  LNÇ, në të gjithë vendin. Ato janë planifikuar të rinovohen, pas shumë vitesh neglizhence dhe shkatërrimi. Për atë qëllim, do të përgatitet një listë e veçantë e të mirave kulturore të rrezikuara që dëshmojnë dhe tregojnë periudhën antifashiste në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha Ministrja Stefoska.

Vizita e Ministres në Mogila e të pamposhturve në Prilep vjen në prag të 11 tetorit, kur festohet dita e kryengritjes maqedonase kundër okupatorit fashist në vitin 1941.

Kompleksi Memorial i Prilepit nga vitit 1961 është vepër e një arkitekti të shquar Jugosllav, Bogdan Bogdanoviq.