Është mbyllur festivali i 50-të i këngëve dhe valleve popullore “ Ditët e Ilindenit”

од admin_kult

Në oborrin e institutit dhe muzeut në Manastir, mbrëmë solemnisht u mbyll festivali Republikan i 50-të  të këngëve dhe valleve popullore “ Ditët e ilindenit” ,  ashtu siç filloi me respektimin e të gjitha protokolleve të përcaktuara për mbajtjen e ngjarjes.

Ceremonia e mbylljes së edicionit të 50-të jubilar të festivalit të Ditëve të ilindenit, filloi me fjalimin e zëvendës Ministrit të Kulturës Vlladimir Llazovski i cili tha :

Festivali Ditët e ilindenit” është mbrojtës i traditës folklorike të vendit tonë, dhe kjo ngjarje është mbrojtje e trashëgimisë kulturore folklorike një urrë e ndërtuar me profesionalizëm të lartë dhe dashuri të sinqertë për krijimtarinë popullore.

Kënga dhe vallja e të gjitha bashkive etnike është e lidhur me të gjitha traditat e popujve të botës. Manastiri përsëri tregoi se ka njohuri, angazhim, ndjenjë të tendencave globale… dhe kështu në këto kushte të jashtëzakonshme arriti të ruaj vazhdimësinë e diçka që është më e rëndësishmja për secilin komb, dhe ajo është ruajtja e traditës.

Tingujt e kësaj mbrëmje të fundit të 50 vjetorit të edicionit të festivalit të Ditëve të ilindenit na mbajnë gjallë deri në pranin e radhës fizike të miqve tanë në botë, tha kryetarja e komunës së Manastirit Natasha Petrovska, në mbylljen e Festivalit.

Drejtoresha e Qendrës për kulturë nga Manastiri, Maja Andonovska – Ilievski në mbylljen e Festivalit  dhe me rastin e 50 –vjetorit jubilar për më meritorët për mbajtjen e festivalit të këtij viti dhe për kontributin  në mbijetesën dhe ngritjen e cilësisë ndau mirënjohje të veçanta dhe falënderime.

Edicioni jubilar i Festivalit të Republikan dhe Valleve Popullore dhe Këngëve përfundoi me një koncert “ Nga shpirti i traditës “ ku interpretuan klarinetisti Bllagojçe Trajkovski, vokalistja Elena Andonovska dhe grupi ,,Fontana” me shokët. Përveç Bllagoçe dhe Elena interpretuan edhe grupi ,,Fontana “ dhe shokët Timko Çiçakovski- kanon, Ratko Dautovski – perkusii dhe violin Igor Milevski.

 

Можеби ве интересира:

Leave a Comment

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе