Punëtori kreative, diskutime, filma për fëmijë dhe të rinj, përmbajtje të ndryshme edukative, por edhe takime me njerëz të njohur do të realizohen nga rreth 300 studentë nga vendi dhe 12 vende të tjera në Festivalin e tetë të filmit për të rinj këtë vit ,, Gjifoni Maqedon”.
Tema e edicionit të këtij viti të “Gjifoni Maqedoni 2020”, e cila do të mbahet nga 25 deri më 30 shtator, është Toka (Earth) si pjesë e një cikli tre-vjeçar kushtuar mjedisit jetësor. Për shkak të pandemisë, pjesa më e madhe e programit të festivalit do të zhvillohet online përmes platformës “Youth.mk”.
Festivali do të hapet sot në orën 19 në Kinemanë e Maqedonisë me projeksionin e filmit italian ,, Vëllai im i ndjek dinozaurët” – filmi më i mirë për rinin këtë vit, Sipas akademisë së filmit.
Platforma e re digjitale e të rinjve “Youth.mk” përmes së cilës do të mbahet Festivali u krijua me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, dhe është dedikuar për adhuruesit e rinj të artit të filmit. Platforma do të jetë vendi ku do të publikohen krijimet audio-vizuale, artikuj, udhëzime për autorë të rinj maqedonas dhe të huaj. E njëjta do t’i lejojë pjesëmarrësit të angazhohen drejtpërdrejt në punëtori dhe ngjarje të tjera online dhe të kenë takime interaktive me të ftuarit.
Festivali mbështetet nga Agjencia e Filmit dhe Ministria e Kulturës, Qyteti i Shkupit, partneri Italian – Gjifoni Ekspiriens, Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Italisë, Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë dhe Ambasada Italiane në Maqedoni.