Në Qendrën Kulturore Informative të R.së Maqedonisë së Veriut në Sofje,të shtunën,poetë maqedonas dhe bullgarë morrën pjesë në edicionin e 15-të të takimeve të Majit,të krijuesve slloven “Sveto Sllovo” në Burgas.
Kjo ngjarje është përfundimi i programës të maratonës së poezisë të këtij viti,e cila mbahet çdo vit në Burgas.
U prezentuan autorë të shquar të talentuar nga Maqedonia e Veriut,Daniela Andonovska-Trajkovska,Sonja Serafimovska dhe Gjorgji Kallajxhiev,si dhe poetët bullgarë Roza Bojanova dhe Natalija Nedjallkova.
Bojanova,njëra nga themeluesit e “Sveto Sllovo”,e prezentoi librin e saj “Graviteti i kundërt”,të cilin së fundmi e publikoi shtëpia botuese “Makavej”- Shkup,e përkthyer nga Branko Cvetkoski.Natalija Nedelkova lexoi poezi nga përmbledhja e saj “Kurth për ëndrrrat poetike”,e shkruar në gjuhën maqedonase me pseudonimin e saj kreativ Zum Bulla e botuar nga “Libra Skorp”-Burgas.Recensent është Gjorgji Kallajxhiev.
Në hapjen e ngjarjes,drejtori i Qendrës Kulturore Informative,Sashko Nasev,tha se bashkëpunimi është shëndrruar në miqësi të vërtetë midis poetëve nga Maqedonia dhe Bullgaria.