Në Qendrën Kulturore Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje,nesër më 11 maj,e martë në ora 18:00,do të zhvillohet promovimi i librit “Transformime” nga Vladimir Martinovski.Këtë përmbledhje poetike para publikut do ta shfaq përfaqësuesi Martin Hristov nga shtëpia botuese bullgare “Ergo”,ndërsa gjithashtu do të marrë fjalë edhe përkthyesi,poeti dhe piktori Roman Kisjov.
Përmbledhja poetike “Transformime” do të prezantohet edhe më 12 maj,në ngjarjen “Nata Europiane e literaturës”,e cila zhvillohet për të dhjetën herë dhe është nën organizim nga qendrat e huaja kulturore dhe ambasadat në Bullgari. Në oborin e Shtëpisë-muze të Pejo Javorov në Sofje, publiku do të mund të njihet me poezinë e Vlladimir Martinovskit,i cili do të jetë vend leximi maqedonas.
Përkthyesi i përmbledhjes Roman Kisjov,thotë se Vladimir Martinovski është autor modern dhe konceptual,dhe se çdo libër i tij përmban një organizim me koncept të caktuar dhe thellësisht të menduar.
Poezija e tij është intelektuale,estetike dhe njëkohësisht lehtë e disponueshme.Ajo është e pasur me tema dhe ideja,në të bashkëjetojnë paradoksalja,e pazakonshmja dhe e zakonshmja,egzistencialja dhe intimja,e pakuptueshmja dhe e vogla,metafizika dhe objektivja.. Fatkeqsisht,deri në këtë moment autori është pothuajse i panjohur në Bullgari.Libri “Transformime” e plotëson atë boshllëkun e njohjes të një nga poetëve më interesantë bashkëkohor maqedonas.Kjo përmbledhje përmban më të mirën nga poezija e tij dhe në të janë përfshirë tekste nga pothuajse të gjithë librat e tij me poezi – shtoi Kisjov.
Nga Qendra Kulturore Informative në Sofje,informojnë se vendet për promovimin e librit të Martinovskit,për shkak të situatës me pandeminë Kovid 19-të,janë në numër të kufizuar dhe të drejtë pjesëmarrjeje kanë vetëm ata persona të cilët janë regjistruar më parë.