Seminari Ndërkombëtar për gjuhën maqedonase,letërsi dhe kulturë panë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKIM),sot do të promovoj përmbledhjen “Koneski në 11 gjuhë”.
Promovimi do të zhvillohet në mënyrë virtuale,ndërsa hapja do të bëhet nga Rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”,Nikolla Jankulovski,pas të cilit pason dhe fjalimi i drejtoreshës së Seminarit Ndërkombëtar të gjuhës maqedonase,letërsisë dhe kulturës pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”,Vesna Mojsova-Çepishevska.
Promovues të përmbledhjes do të jenë maqedonistët e huaj Namita Subioto nga Fakulteti Filozofik pranë Universitetit të Lublanës dhe Daniela Kostadinoviq nga Fakulteti Filologjik pranë Universitetit të Nish-it.
Bëhet fjalë për përmbledhje nga Shkolla e parë dimërore e Seminarit Ndërkombëtar,i cili u zhvillua në fillim të këtij viti,dhe ishte aktiviteti i parë në kuadër të programit për shënimin e jubileut të madh – 100 vjetorit nga lindja e Blazhe Koneskit.
Në Përmbledhjen janë të publikuara përkthime të këngëve dhe të teksteve me prozë të shkurtër nga Koneski,të punuara nga maqedonistë të huaj – degjues të dy kurseve të përparuara për letërsi dhe përkthim në Shkollën dimërore,të cilat janë pjesë e krijimtarisë së Koneskit,të cilat më parë nuk ishin të përkthyera në këto gjuhë,ndërsa tani publikohen në gjuhën: ruse,polake,çeke,sllovene,kroate,serbe,bullgare,italiane,spanjolle,greke dhe turke.