Me ekspozitë retrospektive “I verbëruar nga dashuria” nga Franko B. një nga performanset më të rendësishme bashkëkohore dhe artistëve vizuel,sonte më 2 qershor në ora 20:30 në Muzeun e Artit Bashkëkohor fillon edicioni i 9-të i Festivalit për kuir kulturë,art dhe teori “Fundjava e Krenarisë Shkup”.
Në tre lokacione në Shkup,në Muzeun e Artit Bashkëkohor,në Hapësirën Kulturore – Sociale JADRO,dhe në bar kafenë Shortbas deri më 9 qershor,publiku do të mund të ndjekë më shumë performime,mes të cilave performancën më të fundit të artistes latine Nao Bustamante nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,e cila në Shkup do të performojë me Markus Kuiland Nazario.Tema kryesore kuratoriale e edicionit të këtij viti të Festivalit është “Bashkarisht të pa zakontë :Politikat e miqësisë,dashurisë dhe afektet”.
Festivali është nën organizim të koalicionit “Margini” dhe LGBTI-së Qendra për përkrahje,ndërsa realizohet në partneritet me Muzeun e Artit Bsashkëkohor dhe JADRO-s,me mbështetje nga Fondacioni “Hajnrih Bol Shtiftung”,ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Holandës,Fondacionit “Shoqëri e hapur në Maqedoni”,Bashkimit Evropjan në kuadër të projektit ndërkombëtar “Koha është tani”,Ministrisë së Kulturës dhe Qytetit të Shkupit.