Orkestra e Filharmonisë të enjten në ora 20:00 do të zhvilloj koncertin me titull “Beethoven: Redefinicioni “ në të cilin si solist do të performojë violinisti Jonijan Ilijas Kadesha (Shqipëri / Greqi). Me orkestrën do të dirigjoj maestro Emil Tabakov nga Bullgarija, ndërsa programi përfshin “Variacione në temë nga Hajdn”, op. 56 nga Johanes Brams dhe Koncert për violinë dhe orkestër në De-dur, op. 61 nga L.V.Beethoven.
Maestro Emil Tabakov (1947) nga Bullgarija konsiderohet si një nga dirigjentët më të rëndësishëm të këtyre vendeve. Arsimin e përfundoi në Akademinë Shtetërore në Bullgari duke studiuar kontrabas në departamentin e instrumenteve me hark, paralelisht studioi dhe diplomoi në departamentin e dirigjimit, ndërsa në vitin 1978 diplomoi në departamentin e kompozimit. Një vit më parë, Tabakov e fitoi çmimin e parë në garën për dirigjent të rinj “Nikollaj Mallkov” në Kopenhagë dhe që nga ajo kohë kariera e tij është rritur me shpejtësi. Joninaj Ilijas Kadesha ka rrënjë greko-shqiptare, ndërsa jeton në Berlin.
Performon në skenat e famshme botërore dhe në festivale të njohura në Europë, dhe në gusht të vitit 2020 nga një pushim koncertesh disa mujor, në kryeqytetin gjerman-Berlin, ai bëri hapjen e festivalit “ Klasikët e rrinj europianë”.