Pas koncertit të parë kamertal i cili u zhvillua në fund të vitit të kaluar, në të cilin morrën pjesë muzicientë të Orkestrës së Filharmonisë, këtë të Enjte në ora 20:00 do të zhvillohet edhe një koncert nga vargu i koncerteve “Filharmonia për Filharmoninë”.
Në program janë vepra të kompozitorëve Betoven, Shnitke, Devijen, Shubert, Premru, Glinka dhe Bartok.
Në kuadër të programit do të performojnë kuarteti “Viva Strings” (Elena Talevska- violinë, Dimitar Mihajllovski- violinë, Dubravka Zajkova- violë, Dean Teodosievski- violonçel); trio e cila performon janë Yllza Baftiari (violë), Ilinka Vellkova (flautë), Maja Mihajllovska (violonçel); trio piano- Mariana Nikolovska në piano, Daniell Llazarovski në violinë, Dragan Gonevski në violonçel; grupa e violonçelos të Filharmonisë; trio e cila do të performojë në trombon (Branko Ilievski, Nikolla Risteski dhe Aleksandar Niniq) dhe trionë të cilën performojnë Elena Taleska (violinë), Paskall Krapovski(violonçel) dhe Mersiha Shukri (Harp).